Pogradec, arrestohet 28-vjeçari i dënuar për grabitje në Itali

437
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 7 vjet e 4 muaj burg.
Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Hasan Muçllari, 28 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi autoritetet gjyqësore italiane, me vendim, të datës 26.10.2011, e kanë dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Vjedhje me dhunë dhe Grabitje”.
Sigal