Pogradec/ Aksidentoi kalimtarin, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit

448
Sigal

Një person është vënë në prangat e Policisë pasi rreth orës 20:10 të mbrëmjes së sotme, ka aksidentuar një këmbësor në rrugën Pogradec-Buçimas në afërsi të një karburanti.

Shtetasi me inicialet G.H, që u përplas nga mjeti tip “Mercedes-Benz”, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale M.P, 60-vjeç, banues në Pogradec.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

M.P, 60 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 30.01.2019, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Pogradec-Buçimas, në afërsi të një karburanti, ky  shtetas duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, ka aksidentuar shtetasin G.H, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.