Po udhëtonte me motor, turisti del nga rruga, përfundon në greminë

475
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes.

Një turist zviceran i cili udhëtonte me motor ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një gremine pranë shtratit të lumit Kir në Shkodër, në aksin rrugor Prekal-Kir.

Shkak për këtë aksident mësohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit.

I plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë që po ditën e sotme në Shkodër në një tjetër aksident mbeti i plagosur një fëmijë i moshës 10 vjeçare.