Po transportonte udhëtarë drejt Lazaratit, përplaset furgoni

517
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz: makina tip “Renault” dhe një furgon që transporton udhëtarë drejt fshatit Lazarat.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia rrugore, për të kryer veprimet hetimore.
Sigal