Po rregullonte defektin, humb jetën elektricisti në Tropojë (Emri)

461
Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Tropojës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rragan.
Elektriçisti u dërgua pa shenja jete në spitalin e Tropojës. Mësohet se ai është Fatjon Hoxha, i moshës 32 vjeç dhe banues në Luzhë.
Ai ka ndërruar jetë në momentin që po rregullonte një defekt në elekrik dhe si pasojë e ka zënë korrenti.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:45, “në spitalin e Tropojës është dërguar një shtetas pa shenja jete”. Personeli ka lajmëruar sallën operative lidhur me rastin.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ku ka rezultuar se, në spital u transportuar i vdekur F.H., 32 vjeç, banues në Luzhe, Tropojë, me profesion elektricist, njofton Policia.
Nga hetimet paraprake dyshohet se F.H., duke rregulluar një defekt elektrik në fshatin Rragan, dyshohet ta ketë zënë korrenti, ku për pasojë i ka sjellë vdekjen, shtojnë të njëjtat burime.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal