Po peshkonte, por bie në kontakt me korentin, vdes 32 vjeçari

692
Një i ri ka humbur jetën ditën e sotme në Lezhë teksa po peshkonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 të pasdites ndërsa viktima është 32 vjeçari Lulzim Bulku, me banim në Laprakë. 
I riu ka qene duke peshkuar ne nje kanal ne fshatin Shenkoll, kur kallami i ka hasur në telat e korentit.
Në njoftimin e policisë thuhet se: “Me datë 09.04.2018 , rreth orës 17:15 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Shënkoll, një shtetas ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi L.B. 32 vjeç, banues në Tiranë , ka qenë duke peshkuar tek një kanal në Shënkoll dhe kallami me të cilin peshkonte ka rënë në kontakt me një kabull të rrymës elektrike”.
Menjehere është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës por ka ndërruar jetë.
Sigal