‘Po nuk bërë seks me mua, do i them burrit që e tradhton’. Ja si i bënte shantazh lezhjani gruas së martuar

159
Një grua ka bërë kallëzim se është fyer e shantazhuar në telefon nga një person.
Burimet bëjnë me dije se 54-vjeçarja ka marrë telefonata të shpeshta ditët e fundit nga ky person i cili e ka kërcënuar se nëse nuk do të pranonte të bënte seks me të në makinë, do ti thoshte bashkëshortit të saj dhe familjes se ajo e tradhtonte burrin me komshiun.
Atij i ishte fiksuar keq gruaja në kokë, bëjnë me dije burimet nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës.
Burri me inicialet A.R., vjeç 54, banon në fshatin Kakarriq, Lezhë, kurse gruaja në fshatin Pistull. Po punohet për kapjen e A.R.