Po ngjiste malin e Olimpit, ndërron jetë alpinisti shqiptar

454
Sigal

Ka ndërruar jetë ditën e djeshme, një alpinist shqiptar.

Mefail Guri po ngjiste malin e Olimpit, ku u rrëzua në një lartësi prej 10 metrash.

Një pjesë e anetarëve të SHBE Shkupi udhëtuan në Greqi, për tu ngjitur në malin e Olimpit.

“Rreth ores 20.00 ishim edhe 50 metra afer shtepise malore Refugge A dhe ne nje moment anetari dhe vellau yne Mefail Guri u ndal, u mbeshtet mbi shkopinj dhe ra pa vetedije, duke u rrokullisur rreth 10m,” shkruhet në Facebook-un e Shoqatës bjeshkatare ekologjike.

Te nderuar anetare dhe dashamire te SHBE Shkupi. Deshiroj te ndaje me ju nje lajm i cili na ka goditur jo vetem neve si anetare te shoqates, por edhe familjaret, shoket e miqte tane.
Diten e djeshme nje pjese e anetareve te SHBE Shkupi udhetuam ne Greqi per tu ngjitur ne malin e Olimpit. Rreth ores 20.00 ishim edhe 50 metra afer shtepise malore Refugge A dhe ne nje moment anetari dhe vellau yne Mefail Guri u ndal, u mbeshtet mbi shkopinj dhe ra pa vetedije, duke u rrokullisur rreth 10m.
Pasi qe ishte pa vetedije, as nuk foli, e as nuk diti me u mbajtë. Ne vrapuam duke i dhene ndihmen e pare, ne afat prej 2 minutash kane arritur edhe persona zyrtare nga shtepia malore per dhenien e ndihmes se pare te cilet dhane maksimumin e tyre, provuan edhe me elektroshok ta kthejne ne jete, por per fat te keq nuk arriten! Ne kete shtepi malore ne duheshte ta kalojme edhe naten, per te vazhduar te nesermen ngjitjen ne majen me te larte te Olimpit, Mytikas! Ne kemi anuluar ngjitjen dhe heret ne mengjes jemi nisur drejt qytetit te Litochoro dhe per momentin jemi duke kryer procedurat e nevojshme per te ndjerin!
Lusim Zotin e madherishem qe Mefen ta gradoje me xhenet. Familjaret dhe ne si SHBE Shkupi do krenohemi dhe cdo here do ta kujtojme me mall e dashuri!

Image