“Po mbytem, më ndihmoni’, policia kufitare shpëton 50-vjeçarin që lundronte me varkë

435
Sigal

Policia kufitare ka shpëtuar një shtetas në liqenin e Pogradecit. Rreth orës 07.55 të mëngjesit patrulla ka vënë re një shtetas në varkë që po kërkonte ndihmë në brendësi të liqenit.

Brenda pak minutash ka shkuar mjeti lundrues që ka shpëtuar 50-vjeçarin Y.B. Ata e gjetën pothuajse pa ndjenja duke e transportuar menjëherë me ambulancë në spitalin e Pogradecit, ku iu dha dhe ndihma mjekësore. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.