Po lufton me vdekjen pas përplasjes në ish-Bllok, kush është Eljon Hata, porositi i vrasjen e mjekut nga qelia

759
Sigal

Eljon Hato, 28 vjeç, njs nga personat e mbetur të plagosur nga përplasja e djeshme me armë në zonën e ish-Bllokut, ku një person mbeti i vrarë,  është akuzuar dhe më parë për vrasje.

Kjo foto është shkëputur nga video që tregon momentin kur ai është arrestuar së bashku me të vëllain, Elkjer Hato, në mars të vitit 2015-të, pasi akuzoheshin për vrasje dhe plagosje me dashje.

Pas arrestimit, Hato u dërgua në burgun e Shën Kollit ku nuk e ndaloi aktivitetin e tij kriminal.

Në korrik të 2015-ës u raportua se policia kishte shmangur vrasjen e shtetasit A.T., mjeku radiolog i spitalit rajonal të Shkodrës. Osman Malja u arrestua në flagrancë nga policia, pak përpara se të nxirrte armën kallashnikov për të ekzekutuar në qendër të Shkodrës mjekun radiolog.

Tre vite më parë u raportua se porositësi i vrasjes së mjekut ishte pikërisht Eljon Hato, i cili vijonte të qëndronte në qeli.

Arsyet përse Hato kishte kërkuar vrasjen e A.T., mbetën të paqarta, por dyshimet kryesore ranë mbi djalin e tij mjekut, R.T., i cili vuante gjithashtu dënimin në burgun e Shën Kollit. Djali i mjekut kishte plagosur në vitin 2013 një person që për pasojë kishte mbetur i gjymtuar.

Ndërkohë, Eljon Hato ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet nën kujdesin e mjekëve pasi ka marrë plagë të shumta.