Po luante me shokët, makina përplas për vdekje 7-vjeçarin

513
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Peshkopisë. Një fëmijë 7 vjeç është përplasur nga një makinë, teksa ka qenë duke luajtur me shokët. Për pasojë, i mituri E. Xh. ka mbërritur i pajetë në Spitalin e Peshkopisë. Dyshohet se fëmija është përplasur aksidentalisht nga një i afërt. Ndërkohë, Policia e Dibrës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Sigal