Po luante me fëmijet në park, i rrëmbejne çantën me para

129

Një qytetar, babai i dy fëmijeve ka përjetuar momente paniku, kur dy persona i rrëmbyen paratë nga çanta, teksa ai ka qenë duke luajtur me fëmijët në park.

Ngjarja ka ndodhur në Lezhë dhe sipas policisë, për ngjarjen janë vënë në pranga dy autorët, me precedentë të mërparshëm për vjedhje.

NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Lezhë, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit E.C. dhe P.D. banues në Lezhë për veprën penale ” Vjedhja’ kryer në bashkëpunim”

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit S.K. shumën monetare prej 60.000 lekë të reja të cilat i kishte lënë në çantë kur po luante me fëmijët në park.

Në cilësinë e proves materiale, dy shtetasve të arrestuar iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.