Po luanin me biçikletë mbi urën e vjetër, bien në lumë dy fëmijët e mitur

452
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Dy fëmijë janë aksidentuar, pasi janë rrëzuar nga ura e vjetër e uzinës, teksa po luanin me biçikletë.
Mësohen se dy 12-vjeçarët janë transportuar drejt Tiranës me helikopter. Fatmirësisht, dy fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Fëmijët po luanin mbi urë në momentin kur kanë rrëshqitur nga pakujdesia dhe kanë rënë në lumë.
Sigal