Po digjte mbeturina jashtë banesës, humb jetën nga zjarri 64-vjeçarja në Shijak

520
Një 64-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Ardhishtë të Shijakut ditën e djeshme si pasojë e flakëve të zjarrit. Sipas policisë, Xh.S po digjte disa mbeturina jashtë banesës, ndërsa zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe e ka djegur.
Njoftimi i policisë: 
Më datë 23.07.2017, në fshatin Ardhishtë, Shijak, pranë banesës së saj është gjetur e djegur në trup shtetësia Xh.S. 64 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase ka qenë e vetme në banesë dhe duke djegur disa mbeturina jashtë banesës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku është djegur dhe ka humbur jetën.

Shkakun e saktë të vdekjes do ta përcaktojë Akti i Ekspertimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Durrës për ngjarje aksidentale.
Sigal