“Po dëgjonte muzikë”, si u godit për vdekje nga treni nxënësi në Durrës

569
Sigal

Një 16-vjeçar që po kthehej nga shkolla është përplasur nga treni në Durrës. I mituri sapo kishte mbaruar mësimin dhe zgjodhi të shkonte për në shtëpi nëpërmjet shinave të trenit . Pavarësisht se zona ishte e rrethuar me tela, 16-vjeçari është futur dhe po ecte mbi shinat e trenit qetësisht.

Në këtë moment është afruar treni dhe makinisti i ka rënë sinjalit gjatë gjithë kohës, në mënyrë që i mituri të largohej nga shinat. Por duket se kufjet që mbante në vesh, kanë qenë shkak që 16-vjeçari të mos e dëgjonte sinjalin dhe të goditej nga treni.

Treni ishte me shpejtësi 5 km/orë dhe makinisti ka frenuar, por distanca që duhej për të ndaluar ishte e madhe, prandaj nuk është shmangur dot përplasja.

Pikërisht kufjet që mbante në vesh për të dëgjuar muzikë, ka bërë që i riu të mos e kuptonte se po afrohej treni dhe është goditur. Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në zonën ku ndodhi përplasja është ende çanta e 16-vjeçarit dhe telefoni me të cilin dëgjonte muzikë.

Makinisti i trenit është shoqëruar, por nga të dhënat e para rezulton se ai nuk ka faj. Mjekët thonë se i mituri është ende në rrezik për jetën.