Plumba në drejtim të 17-vjeçarit në Shkodër pas sherrit, policia jep detajet

529
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, kur një i mitur ka bërë denoncim në komisariat se është qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Truma e Dugajve të reja’ teksa i mituri G.S. 17 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga R.B, pas një sherri.
Fatmirësisht i mituri nuk është lënduar. Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit.
Sigal