Plumba ndaj një lokali në Fier, shpëtojnë klientët

48
Qëllon me armë zjarri në drejtim të një lokali duke shkaktuar dëme materiale, policia arreston në flagrancë autorin e një person tjetër për i cili nuk ka treguar të vërtetën për policinë.

Një ditë më parë rreth orës 17:50, policia ka marrë njoftimin se në vendin e quajtur lokal “Gjermani” në bregdetin e Semanit Fier ka të shtëna me armë zjarri.

Me të shkuar në vendin e ngjarjes dhe kryerjen e hetimeve të para është arrestuar autori i dyshuar Ilir Boriçi, 41 vjeç, banues në lagjen “8-Shkurti” Fier ( I dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje”).

Arrestimi i këtij u bë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në datën 21.06.2017, rreth orës 17:50, në bregdetin e Semanit, Boriçi, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në lokalin 23-vjeçarit me inicialet A. C, 23 vjeç, duke i shkatërruar sendet, pajisjet e lokalit.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i Artur Dinaj, 38 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier (I dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje të qetësisë publike”)

Arrestimi i këtij personi u bë për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan shtatë gëzhoja pistolete.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.