Plumba kompanisë se ndërtimit, thyhen xhamat

Godina e një firme të njohur ndërtimi u sulmua ne orët e para të mëngjesit të kësaj të marte ne afërsi te Vorës. Breshëria e kallashnikovit fatmirësisht nuk lëndoi persona, por shkaktoi vetëm dëme materiale.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, tha se kamerat e sigurisë së biznesit kanë fiksuar një person, i cili qëllon me automatik, por identifikimi i tij nuk është bere ende. Më pas ai është larguar me një automjet, por që për shkak të errësirës është targat nuk dallohen.

Burime pranë grupit hetimor, thanë se janë ngritur disa pista për te zbuluar motivet. Dyshohet se shkak kryesor është pronësia e një guroreje në zonën e Krujës, çka mund të ketë sjellë dhe konfliktet por nuk përjashtohet dhe ajo e prishjes së kontratave të ndryshme ku palë është dhe firma e ndërtimit.