Plumb në kokë vetes pasi vrau vajzën që donte, 23-vjeçari lufton me vdekjen në reanimacion

4
Aldison Belulaj, i cili qëlloi për vdekje dje bashkëfshataren e tij pasi ajo refuzoi që të lidhej me të, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi tentoi të vetëvritej. Fill pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje para fakultetit të Mjekësisë, i riu u transportua me urgjencë në spital pasi qëlloi veten me plumb në kokë.
‘BalkanWeb’ ka mësuar nga mjekët se Belulaj ndodhet në reaminacion në spitalin e Traumës, ndërsa mbahet në jetë me aparatura. Thuhet se 23-vjeccari ka marrë dëmtime të rënda në tru. Ai iu nënshtrua dje një operacioni në kokë që zgjati 5 orë. “Gjendja e Aldison Belulajt është shumë serioze” thanë mjekët.