Plumb në gjoks grabitësit shqiptar, i iku policisë

521
Një shqiptar 42 vjeçar ka mbetur i plagosur nga një konflikt me armë me policinë italiane. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në afërsi të komunës Pontecagnano në rajonin e Kampanjës.
Mediat italiane informojnë se gjatë ndjekjes një polic italian ka goditur në mënyrë të pavullnetshme me armë 42 vjeçarin shqiptar. 
Plumbi e ka marrë në gjoks e aktualisht është në gjëndje të rëndë i shtruar në spitalin e qytetit të Salernos.Dy bashkëpunëtorët e tij i kanë shpëtuar policisë italiane e janë shpallur në kërkim, shkruan ora news.
Policia italiane ishte vënë në ndjekje të 42 vjeçarit shqiptar i cili së bashku me dy persona të tjerë kishin grabitur një automjet të tipit ‘Fiat Cromo’.
Pas një ndjekje prej disa minuatsh në autostradë, tre grabitësit kanë braktisur automjetin në mes të rrrugës, duke u larguar në këmbë mes zonave të banuara për t’i shpëtuar forcave të rendit..
Sigal