Plot 150 kg kanabis brenda makinës, arrestohet vlonjati, në kërkim miku i tij (Emri)

725
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në policinë e Vlorës gjatë natës së sotme, kanë sekuestruar brenda një automjeti furgon tip “Benz”, një sasi prej 150 kilogramë lënde narkotike kanabisi.
Mjeti ndodhej në fshatin Cerkovinë, Novosel, i parkuar pranë banesës së shtetasit Ervin Zykaj.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore Policia ka arrestuar pronarin e mjetit Ervin Zykaj, 42 vjeç, banues në Cerkovinë dhe ka shpallur në kërkim F.Gj., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike dhe automjeti.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor për të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.
Sigal