Plazhi Golemit: Kapen 2 gratë që vidhnin në çadra

460
Dy gra nga Kavaja të dyshuara për vjedhje të çadrave të pushuesve në zonën e Golemit u arrestuan mbrëmjen e të mërkurës nga policia e Kavajës. Shqiponja Çoku 41 vjeçe si dhe Monda Guri 42 vjeçe të dyja banuese në Kavajë kishin marrë një shtëpi me qera në plazhin e Golemit dhe gjatë orëve të ditës, dilnin në plazh. Kur pushuesit largoheshin nga çadra për t’u larë në det, dy gratë mbërrinin si të ishin në çadrën e tyre dhe merrnin telefona, kuleta, çanta e para. Sipas policisë dy gratë dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë kryer vjedhje në plazhin e Golemit, por dyshohet se ato kanë vjedhur edhe në Durrës apo zona të tjera. Gjatë kontrolleve të banesave të tyre, policia tha se kishte gjetur celularë dhe kuleta e para. Hetuesit dyshojnë se një pjesë e sendeve të vjedhura kryesisht celularë ishin shitur nga gratë tek persona të tretë, ndërsa po kërkohen edhe denoncues të tjerë të mundshëm të dëmtuar nga dy gratë.
Sigal