Plasin arrestimet në Tiranë, brenda natës 6 persona vihen në pranga vetëm nga rrugorët

491
Vetëm brenda natës policia e kryeqytetit ka vendosur gjashtë persona në pranga. E këto janë vetëm të arrestuarit nga ana e Policisë Rrugore për shkelje të ndryshme.

Burimet zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se gjatë natës janë arrestuar personat e mëposhtëm:

Ermir. D., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Ali Demi” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr të tipit “Yamaha” pa leje drejtimin përkatës.

– Saimir G., 25 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Abedin Rexha” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin tip “Lifan” pa leje drejtimin përkatës.

– Mario B., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi në afërsi të Ministrisë të Shëndetësisë u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin tip motorr pa leje drejtimi përkatës.

– Petraq H., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Abedin Rexha” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr tip “Lifan”, pa leje drejtimi përkatës.

– Selman B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë , pasi në rrugën “5 Maj” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr të tipit “Yamaha” pa leje drejtimi përkatës.

– Besmir D., 19 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në rrugën “5 Maj” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr pa leje drejtimi përkatës.

Policia Rrugore në kuadër edhe të masave shtesë për përballimin e fluksit gjatë sezonit veror do intensifikojë masat parandaluese dhe ndëshkuese për zbatimin e rregullave të Kodit Rrugor.
Sigal