Plas sherri në Shkodër, plagoset me thikë i riu (Emri)

617
Një sherr i momentit ka përfunduar me plagosjen e një të riu në Shkodër. Sipas raportimeve, mësohet se plagosja ka ndodhur në vaun e Dejës, ku ka ndodhur një sherr mes Xhulio Rodestanit dhe një bashkëmoshatari të tij.
Të rinjtë kanë nxjerrë thikat dhe Rodestani është qëlluar në trup. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Sigal