Plagosje me thikë në Shkodër

501
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në lagjen ‘Tepe’ të qytetit. Mësohet se personi i plagosur është dërguar në spital.

I plagosur ka mbetur 19-vjeçari me inicialet N. L., i cili mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen rrethanave. Nuk dihen akoma motivet e kësaj ngjarje të rëndë.
Sigal