Plagosje me armë zjarri në Kuçovë

817
Sigal

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Kuçovë. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Sot rreth orës 16:45 në fshatin Fermë Partizani, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.P, 43 vjeç, banues në Kuçovë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin D.B, 32 vjeç. Shtetasi D.B, mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit“, njoftoi Policia.