Plagosje me armë zjarri në Elbasan, në pranga 20-vjeçari

442
Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit. Ngjarja është shënuar në një nga lagjet kryesore të qytetit, në rrugën “Rinia”, ku Qani Alibeaj është qëlluar me disa plumba nga një person që ishte në një mjet tip BMW, por fatmirësisht vetëm një plumb e ka përshkuar në kofshë dhe 42-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjeti nga i cili është qëlluar është larguar menjëherë pas krimit dhe megjithë postblloqet e ngritura në kryqëzimet kryesore, ende nuk është bërë e mundur kapja e autorit. 42-vjeçari është marrë në pyetje dhe ka ndihmuar identifikimin e autorit, i cili, sipas policisë, është 20-vjeçari me iniciale XH.R. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e shkaqeve të krimit.
Sigal