Plagosje me armë në Tiranë

685
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri”.
Policia bën me dije se i plagosuri është me iniciale P.Gj. Ai u qëllua në këmbë me armë nga 40-vjeçari me iniciale K.M. pas një sherri mes tyre.
I plagosuri është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia bën me dije se autori i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në komisariat.
Sigal