Plagosje me armë në Fier, mister motivet

432
Në fshatin Ngjeqar të Roskovecit ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Në vendngjarje menjëherë ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në një lokal në fshatin Ngjeqar është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Ramiz Gega, 50 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Nga hetimet paraprake dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi U. S., banues në Ngjeqar, (dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur), ka qëlluar me armë zjarri Ramiz Gegën, i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij në këtë fshat.

Në kërkim është shpallur autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij.

Gega ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Sigal