Plagosja tek “Don Bosko”, 3 të arrestuarit para gjykatës për masën e sigurisë

445
Pritet që sot të dalin para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë tre të dyshuarit për plagosjen e një gruaje para pak ditësh në një lokal në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.
Kreshnik Budlla, Rinald Budlla dhe Alfred Levani janë të dyshuar për plagosje dhe akuzohen nga Prokuroria për moskallzim krimi.
Të premten më datë 17 korrik si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve mbeti e plagosur një grua 29 vjeç, e cila në praninë e bashkëshortit dhe të fëmijës së saj minoren ndodhej në lokal.
Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim edhe 2 të dyshuar të tjerë, pjesë të shkëmbimit të zjarrit.
Sigal