Plagosja për grabitje e taksistit në Himarë, si e qëlluan me armë zhurmuese

468
Shoferi i një taksie ka mbetur i plagosur me armë zjarri në aksin rrugor Himarë-Llogora. I plagosur mbeti Bashkim Guraj, 70 vjeç, i cili u transportua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Policia ngriti pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Te lidhura Niset me pasagjerë, rrugës i bëjnë atentat. Nga hetimet e deritanishme, Guraj po shkonte drejt Vlorës me pasagjerë në automjetin e tij taksi, ndërsa autorët e plagosjes e kanë qëlluar nga largësia me një armë imituese zhurmuese. Kjo pasi 70-vjeçari nuk ka plagë, por vetëm djegie në shpatull. Për këtë arsye, mendohet se bëhet fjalë për një tentativë për grabitje.
Tentativen e grabitjes e ka konfirmuar edhe vetë shoferi i taksisë gjate deshmise se pare te dhene per policine, shkruan Panorama. Nderkohe qe vijojne hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Sigal