Plagosja në Vlorë, policia: Gjetëm një makinë të djegur

1708
Sigal

Policia e Vlorës ka dhënë informacionin e parë zyrtar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në këtë qytet ku mbeti i plagosur një person. Sipas policisë, sot rreth orës 17:40, në lagjen “Pavarësia” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur një 41-vjeçar. Ai po merr ndihme mjekësore në spital.

Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.

Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë gazetari Enrik Mehmeti raportoi se i plagosur ka mbetur shtetasi Mikel Mehmeti, 41 vjeç.