Plagosja në Tiranë, arrestohen dy autorët e dyshuar/ Emrat

732
Dy shtetas u arrestuan nga policia e Tiranës si të dyshuar për plagosjen e ndodhur pasditen e së premtes në një lokal në zonën e Selitës.
Sipas një njoftimi zyrtar nga policia, të arrestuarit janë Florjan Musaj 25 vjeç dhe Gjon (Valmend) Pelivani 28 vjeç.
Njoftimi zyrtar i policisë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.02.2018 në rrugën “Irfan Tomini”, ku pas një konflikti u plagosën dy shtetas, në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasje me paramendim”, ngelur ne tentativë si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake”, e shtetasve:
• Florjan Musaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.
• Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy personave të dyshuar si bashkëpuntor për ketë ngjarje, konkretisht:
• F. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkepunim, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 76-25-22, 278 të Kodit Penal.
• R. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, per vepren penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 76-25-22,278 të Kodit Penal.
Pasi rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon Pelivani dhe R.H., 31 vjeç, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një kreher me 2(dy) fishekë.
Sigal