Plagosja në plazhin e Velipojës/ Ja çfarë thotë Policia

171

Plagoset një shtetas në plazhin e Velipojës ndërsa ende janë të paqarta shkaqet, por mësohet se pas një konflikti me një tjetër person, ai është qëlluar me thikë.

Policia niset drejt vendit të ngjarjes, ndërsa i riu është transportuar me ambulancë drejt Shkodrës.

Njoftimi i Policisë:

“Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë.

Menjëherë kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër

Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka njoftuar policia.