Plagosja me thikë, arrestohet pronari i lokalit

436
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas të dyshuar se ka fshehur plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë në ambientet e një lokali në lagjen ‘Partizani’.

I ndaluari është shtetasi A. J, 55 vjeç, banues në Vlorë, i cili është edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.