Plagosja e 22 vjeçarit, policia dyshon për motive banale

468
Sigal

Motivet banale dyshohet të kenë qenë shkaku i një incidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 22-vjeçar.

Xhuliano Kosturi u qëllua me pistoletë pas shpine nga një person i paidentifikuar në hyrjen e pallatit ku banon, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Nisur nga fakti se është person pa precedentë penalë, blutë e kryeqytetit dyshojnë që plagosja të ketë ardhur për motive të dobëta.