Plagosja e 19-vjeçarit në Fier, arrestohet 27 vjeçari bashkë me të fejuaren

576
Policia e Fierit ka zbardhur të plotë plagosjen e 19-vjeçarit R.Gj një ditë më parë.
Siç bën të ditur sot policia, ai është plagosur nga pakujdesia nga Enea Hajderasi, 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim në Fier, i cili më pas u arrestua bashkë me të fejuarën e tij.
Ne njoftimin e policise thuhte se: Në datën 30.01.2018, rreth orës 15:45, shtetasi Enea Hajderasi, në banesën e tij ka plagosur nga pakujdesia me armë zjarri pistoletë shtetasin R.Gj, 19 vjeç. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Enea Hajderasi dhe të fejuarës së tij, shtetases L.M u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë të markave “Miniblov” dhe “Zastava”, një krehër me 9 fishekë model 57, 65 copë fishekë model 56 si edhe 1 gëzhojë pistolete”, tha policia në njoftimin zyrtar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.
Sigal