Plagosi shqiptarin, italiani u dënua me burg por edhe do paguajë ….

139
Plagosi shqiptarin, e futi në makinë dhe e braktisi. Italiani s’do mjaftohet vetëm me burg…

Gjykata italiane ka dënuar me 4 vjet e pesë muaj burg italianin Walter Onichini nga Padova, në akuzë për plagosjen me qëllim vrasjen e një shqiptari, që sipas tij, kishte hyrë ta grabiste.

Mediat italiane, shkruajnë se tregtari italian përvec burgut do të paguajë edhe një kompensim 24.500 euro. Ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur natën e 22 korrikut të vitit 2013.

Atë natë, sipas akuzës, italiani qëlloi të riun shqiptar Nelson Ndreca, 25­vjecar duke e lënë të gjakosur përtokë. Më pas, e mori në makinë e tij bëri një pjesë rrugë dhe e la atje të braktisur. Shqiptari pati fat, pasi aty u pikas nga dikush që kaloi dhe shpëtoi, por u dënua me burg.