Plagosi pronarin e argjendarisë tek rruga e “Dibrës” në Tiranë, pranga vlonjatit

499
Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin e plagosjes së pronarit të argjendarisë tek rruga e “Dibrës” në kryeqytet në përpjekje për të grabitur.
Ai është 28-vjeçari me inicialet A.N, banues në Vlorë. Sipas policisë, vlonjati ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Menjëherë nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor i cili ka ngritur punën për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera është bërë e mundur zbardhja dhe domumentimi i ngjarjes”- njofton policia.

Ngjarja
Një i ri ka mbetur i plagosur sot në kryeqytet. Policia pohon se rreth orës 09:30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë, në rrugën e Dibrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku kanë konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi V.K., 28 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake 28–vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.
Sigal