Plagosi me thikë të riun pas një sherri, kapet 20-vjeçari në Vlorë

346
Sigal

Një 20-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës pasi akuzohet për plagosje me dashje.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Marius Pajos pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori” pas postës dyshohet se ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.

I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, neni 88 i Kodit Penal.