Plagosi me thikë në këmbë 22-vjeçarin, kapet autori

479
Sigal

Një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar.

Ngjarja në fjalë ndodhi dje në Bulqizë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A.M., banues në Kamzë akuzohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin me inicialet D.L., 22 vjeç, banues në Bulqizë. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.