Plagosi me armë gjahu fqinjen, arrestohet 74 vjeçari

554
Një grua ka mbetur e plagosur me armë zjarri këtë të premte në Cërrik, ndërsa autori i ngjarjes po procedohet në gjendje të lirë.
Në një njoftim absurd, Policia bën me dije se ai po procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje”, ndërkohë që shton se “dyshohet, që plagosja ka ndodhur nga pakujdesia”.
Policia njofton se: Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë referimin e materialeve në Prokurori për procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.K., 74 vjeç banues në fshatin Trunxh Cërrik.
Ky shtetas, gjatë ditës së sotme në fshatin Trunxh, nga pakujdesia dyshohet të ketë plagosur me armë gjahu shtetasen R.D., 67 vjeçe banuese në fshatin Trunxh Cërrik.
Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
Një armë gjahu (çifte) të cilën e mbante me leje, një gëzhojë dhe 60 fishekë të armës së gjahut.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
Sigal