Plagosi dy karabinierë gjatë tentativës së grabitjes, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Romë

674
Një 36 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për grabitje. Në bashkëpunim me një tjetër ai u kap në flagrancë duke vjedhur në një apartament në Romë.
Ishin pikërisht banorët e zonës ata që lajmëruan policinë dhe i habitur nga ardhja e karabinierëve, shqiptari ka reaguar me dhunë ndaj tyre.

Kjo nuk ishte hera e parë që shqiptari grabiste në atë zonë, shkruan La Stampa. Pasi shkelmuan derën kryesore të apartamentit ku grabitën, zhurmat zgjuan banorët të cilët njoftuan policinë.

Policia ka konstatuar edhe një makinë e përdorur nga hajdutët, e cila rezultoi po ashtu e vjedhur, për të arritur në destinacion, çelësat e së cilës u gjetën në xhepin e të arrestuarit.

Gjatë operacionit të arrestimit, dy karabinierë kanë mbetur me lëndime, njëri prej të cilëve ka ndrydhje të dorës së djathtë, ndërsa tjetri dyshohet se ka pësuar thyerje të rruazës.
Sigal