Plagoset rëndë një person në Pukë, e zë pema teksa priste dru

419
Një person i cili ishte duke prerë dru ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi sot në masivin pyjor të Krrabit në Pukë. Sipas të dhënave parapake, mësohet se shtetasit me iniciale T.C., i ka rënë një pemë sipër trupit. Sakaq, sapo u njoftuan për ngjarjen forcat policore dërguan me urgjencë drejt vendin ku ndodhi aksidenti një helikopter i cili po bën të mundur transportimin e të plagosurit drejt spitalit.
Sigal