Plagoset në fytyrë duke luajtur me çifte, 7-vjeçari​ dërgohet në Tiranë

110
KUKËS – Një 7-vjeçar është plagosur rëndë me armë gjahu ndërsa po luante. Ngjarja ka ndodhur sot në Morin rreth orës 15:30, ku i plagosuri është M.S., i cili ka marrë dëmtime në fytyrë.
I mituri është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Kukësit, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
7-vjeçari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nga hetimet paraprake thuhet se, i mituri u plagos ndërsa ishte duke luajtur bashkë me një 10-vjeçar pranë banesës së këtij të fundit.