Plagoset me thikë polici gjatë ndërhyrjes për të shuar një sherr

401
Një efektiv policie është plagosur me thikë, pasi ka ndërhyrë për të shuar një sherr mes disa personave.
Policia e Durrësit bën të ditur se ka mbetur i plagosur efektivi S.Gjyzeli, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën.
Ngjarja ku mbeti i plagosur polici ndodhi mbrëmjen e së hënës pranë Urës së Dajlanit.
Policia po punon për kapjen e autorit të plagosjes.
Sigal