Plagoset me thikë pas konfliktit për pronat

58
Një person mbeti i plagosur me thikë pasditen se së dielës në fshatin Oshtim të Vlorës. Shtetasi ende i paidentifikuar, ka marrë plagë në afërsi të zemrës. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Dyshohet se plagosja e tij ka ndodhur pas një konflikti banal për arsye pronësie. Policia pritet të zbardhë më tej ngjarjen.