Plagoset me thikë elektriçisti

51
Një elektriçist ka mbetur i plagosur me thikë këtë të hënë në Vlorë.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth orës 19:20, në fshatin Kotë, pranë vendit të quajtur “Pularia”.
Gjithçka, sipas policisë ka ndodhur pas një konflikti fizik mes elektriçistit 50 – vjeçar me iniciale D.M dhe të paktën dy personave të tjerë, që ka degraduar në përdorimin e thikës.
Për pasojë, 50 – vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit, ku po merr ndihëm e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë blutë e Vlorës kanë shoqëruar dy persona, të cilët dyshohen si autorë të kësaj ngjarjeje, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Motivet e këtij konflikti mbeten ende të paqarta