Plagoset me armë zjarri një person në Cërrik, policia në kërkim të autorëve

447
Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Cërrik, nga persona ende të paidentifikuar. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen Numër 3 në Cërrik, ku është plagosur me armë zjarri shtetasi Sabri Gjoni. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe autorët e krimit.
Sigal