Plagoset gruaja pranë Bankës së Shqipërisë, i merren 1 mln lekë

440
Një grua në Tiranë ka mbetur e plagosur këtë të martë pasi një person e ka goditur atë me thikë. Ngjarja ka ndodhur pranë Bankës së Shqipërisë rreth orës 15.00, ku një person ende i paidentifikuar, pasi e ka qëlluar atë me thikë, i ka rrëmbyer çantën.
Sipas policisë e plagosur ka mbetur Jonida Ferra e cila është dërguar menjëherë në spital, ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Burime pranë policisë thonë se e plagosura ka rrëfyer se kishte në çantë rreth 1 milionë lekë.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorit të palgosjes së gruas. 
Sigal